Tani kur negociatat për formimin e Qeverisë së re janë intensifikuar dhe të gjitha opsionet mbeten të hapura, partitë politike dhe liderët e tyre kanë zbutur retorikën për njëri-tjetrin. Por, gjatë fushatës, kjo nuk ishte aspak kështu. Opsioni dëgjoi Kritika të ashpëra të liderëve për oponentët, madje edhe ofendime personale. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, vazhdimisht i thoshte kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti se do të shkojë në opozitë.
Pse jo BDI në opozitë. Është koha e duhur që pas 17 viteve edhe BDI të shkojë në opozitë. Mjaft është. Nuk është mirë askush aq vite të jetë pushtet, për shkak se bëhet regjim. Duhet të shkoj në opozitë. Është e shëndetshme për shtetin, është e shëndetshme për BDI-në”, thoshte Zoran Zaev, LSDM (4 korrik 2020).
Nga ana tjetër, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nuk vononte t’i përgjigjej Zaevit.
Këto deklarata z. Zaev i bën në raste kur i pi tre gota raki në kafe dhe del në miting. Sepse krejt ndryshe me mua tani dhe pendohet për atë që e ka thënë para dy orësh”-deklaronte Ali Ahmeti, BDI (6 korrik, 2020).
Edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët Zadin Sela kishte krahasuar kreun e LSDM-së Zaev me ish kryeministrin në arrati, Gruevski.
Armiqësia e pakuptimtë e imponuar nga Nikolla Gruevski me nishane të një veprimi të ngjashme edhe nga Zoran Zaevi pas periudhës që ne kemi dalë nga Qeveria unë mendoj që nuk i ka shërbyer asnjë shqiptari… A e shikoni edhe ju se Zaevi nuk ndryshon nga Gruevski?”-pohonte Ziadin Sela, (30 qershor).
Më i butë në fjalorin e tij ka qenë kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski i cili, megjithatë, kritikonte Ahmetin.
Këto kërkesa mund t’i mbajnë vetëm në radhët e tyre për inkurajim dhe motivim të anëtarësisë së tyre. Kjo retorik jo vetëm që nuk sjell mirë, por përkundrazi, e ashpërson situatën në vendin tonë – thoshte Hristian Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së, (21 qershor).
Komunikatat e partive dhe deklaratat publike pas takimeve negociuese për formimin e Qeverisë së re, përfshinë shpesh shprehjet harmonizim, konsolidim raportesh dhe rikthim të besimit mes tyre.
Mefail Ismaili