Tuesday, June 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLajm i mirë: Faleminderit strugan human, 2 vjeçari operohet me sukses, mjekët...

Lajm i mirë: Faleminderit strugan human, 2 vjeçari operohet me sukses, mjekët thonë se djaloshi do të ecë së shpejti

Të nderuar bamirës, familja e djaloshit 2 vjeçar Maksim Angelovski nga Shkupi ju falenderon përzemërsisht për ndihmēn e madhe pas apelit pēr ndihmē urgjente pēr djalin e tyre i cili vuante nga njē sëmundje e rēndë.
Familjarēt thonë se djali i tyre tashmë u operua në spitalin privat “NEURO MEDIKA” në Shkup, dhe ky operim rezultoi me sukses për të mundēsuar të ecë si çdo fëmijē tjetēr.

Mjekët e kētij spitali japin lajmin e mirë dhe shumëpritur, ata thonë duke garantuar se pas 5 ose 6 muaj pas kētij operimi, djaloshi dy vjeçar do tē ecē me siguri.

Gjithashtu thonē se pas këtij operimi do të duhen barna nga Franca, mirēpo organizatorët human nē Strugë, Valon Qyra dhe Irfan Kaba shprehen se ato do tē kujdesen pēr gjthçka falē mjeteve të grumbulluara nga humanistēt.

Valon Qyra dhe Irfan Kaba falenderojnē të gjithë humanistēt strugan që ndihmuan djaloshin dy vjeçar pēr të mundēsuar operimin e tij nē spitalin privat në Shkup.
Faleminderit, Zoti ju bekoftë!

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments