LSDM-ja ka bërë të ditur që ka siguruar shumicë parlamentare për formimin e qeverisë së re. Raportimet e disa mediumeve për arritjen e marrëeshjes ndërmjet VMRO – DPMNE-së dhe BDI-së, LSDM-ja i ka quajtur “abuzime të mediumeve për pozicionim politik, njofton Shenja.
“Është e qartë se tekstet e botuara janë pozicionim politik përmes abuzimit të mediumeve, me qëllim që të arrihen pozita më të mira para publikut, por edhe në negociatat e subjekteve të caktuara politike. Ne theksojmë se LSDM ka siguruar shumicë për formimin e qeverisë.Kjo do të dëshmohet ditëve në vijim pasi të merret mandati nga Presidenti Stevo Pendarovski dhe kur të vijë akti i votimit në Kuvend,”, thonë nga LSDM-ja.