Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAmbasada e SHBA-së: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut paraqesin një hap të...

Ambasada e SHBA-së: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut paraqesin një hap të rëndësishëm drejt demokracisë

Si zgjedhje të para të mbajtura pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pas ftesës për fillimin e negociatave me BE-në, këto zgjedhje paraqesin një hap të rëndësishëm drejt demokracisë, thuhet në qëndrimin e Ambasadës amerikane në Shkup për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 15 korrik të këtij viti.

“E përshëndesin përpjekjen e madhe të administratës zgjedhore lokale, që mundësoi kundrejt sfidave me pandeminë aktuale, zgjedhjet të organizohen me të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit edhe të votuesve edhe të personave të angazhuar në qendrat e votimit dhe vëzhguesve. Si zgjedhje të para të përgjithshme të mbajtura pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pas ftesës për fillimin e negociatave me BE-në, nga fillimi i vitit, këto zgjedhje paraqesin një hap të rëndësishëm drejt demokracisë”, theksohet në qëndrimin e publikuar në Fejsbuk të Ambasadës amerikane në Shkup.

Nga Ambasada, gjithashtu, i shprehin falënderim ODIHR-së për vlerësimin paraprak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments