Ish deputeti i PD-së Klevis Balliu ka publikuar disa video ku tregohen pasojat e reshjeve të shiut në Pogradec, këtë të dielë.
“Kjo është qeveri e makthit, e vjedhjes dhe e bandave. Asnjë masë nuk merret nga pushteti lokal dhe ai qëndror për qytetet dhe qytetarët.
Qyteti i Pogradecit përmbytet në verë ndërsa pushteti lokal dhe ai qëndror nuk ekziston.
Prej 8 vitesh Pogradeci është lënë në harresë, e janë pikërisht vjedhjet e pushtetit të Rilindjes që shkatërrojnë qytete dhe vjedhin qytetarët.
Të bashkohemi së bashku për të shpëtuar këtë qytet të bekuar nga i mallkuari Edvin Rama.”-shkruan Balliu./Express