Feti Jakupi nga Buzallakova e Velesit është një këngëtar i njohur. Sot, ai ka bërë një gjest njerëzor. Fetiu ka gjetur një kulet, të cilën ia ka dorëzuar në shtëpi personit që kishte e humbur, e cila kishte qenë një plakë maqedonase.
Zonja Rajna Stojcevska nuk kishte qenë në dijeni se i ka humbur kuleta. Dhe, kur Fetiu ia dërgoi në shtëpi ajo kishte mbetur pa fjalë:
Ajo e kishte falënderuar tejmase, duke i thënë se sikur edhe politikanët të kishin qenë të ndershëm si ju, atëherë shteti do të lulëzonte.
Ja rrëfimi emocional i Fetiut dhe i lumtë për këtë gjest të rrallë:
Ngrihesh në mëngjes ke nafak thotë populli, Sotë gjeta një kulet me jo shumë para,por për personin që e kishte humbur ishte një pension mesatar. Hulumtova por s’gjeta tjeter dokument veç një karteles së zhito marketit. Shkova në market dhe i morra të dhënat e personit quheshte RAJNA STOJĆEVSKA adresa Rade Xhambazov 3, morra një taxi sepse rrugët e velesit janë zoti na ruajt, sidoemos ku jetonte plaka e vetmuar. Ajo as që ishte në dijeni që i ka humbur. E çfar nafake më tha një shokë? Ti edhe taxin e pagove vetë. Po i thashë unë sot nuk do ta pi një kafe që e kisha në plan, por plaka me ato të holla kalon një muaj me idare dhe ilaçe. Ah more sinko mu drejtua e gjora, sikur të ishin edhe pokitikanët kështu si ju të ndershëm ky shtetë do të lulzonte. Thashë teze un smerrem me politikë, unë jam Musliman dhe fenë e marrë nga Kurani çfar të bëj Allahu kështu më urdhëronë.