Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiThaçi nga Struga: PDSH jo vetëm zv/kryeministrin, por kusht do ta ketë...

Thaçi nga Struga: PDSH jo vetëm zv/kryeministrin, por kusht do ta ketë edhe MPB-në

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në tubimin në Strugë ka theksuar se partia e tyre padiskutim do të jetë ngadhënjyese në këto zgjedhje dhe se do të ketë rol vendimtar.

“Ne padiskutim se do të jemi ngadhënjyes në këto zgjedhje. Padiskutim se prej nesh do të varet qeveria por diçka është e diskutueshme, të mundohemi popullit tonë t’i sqarojmë se sa më e madhe të jetë mbështetja, jo vetëm që ato do të pranojnë kushtin tonë për zv. kryeministër por do ta pranojnë për herë të parë Ministrin e Punëve të Brendshme shqiptar”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, votat që do t’i marrë PDSH do të jenë përcaktuese për fuqinë politike dhe institucionale të shqiptarëve në RMV.

Kreu i PDSH-së këto mesazhe i përcolli në tubimin e mbajtur në Strugë bashkë me bartësit e listës në zonën 5, Vasfi Doko dhe Astrite Kaba.

 

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments