Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaGruaja lind foshnjën në parkingun e spitalit (VIDEO)

Gruaja lind foshnjën në parkingun e spitalit (VIDEO)

Një grua në SHBA, ka sjellë në jetë foshnjën e saj në parkingun e një spitali në Florida. Kjo ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në sytë e policisë dhe partnerit të Susan Anderson, Joseph, i cili po përpiqej që të dërgonte gruan me sa shpejtësi të mundej për në spital.

Në kamerën e sigurisë së spitalit shikohet Susan së bashku me Joseph në parking dhe papritur fëmija lind në duart e mamisë Sandra Lovaina, e cila ka përvojë të madhe në këtë fushë. E habitshme është fakti që gruaja gjeti forcën dhe pas lindjes u drejtua me këmbët e saja për në spital.

“Foshnjat ndonjëherë lindin shumë shpejt. Nuk janë të pakta rastet kur kemi sjellë në jetë foshnje në parking. Fatmirësisht e gjitha shkoi mirë, vajza gëzon shëndet të plotë po ashtu e nëna”, u shpreh Sandra Lovaina.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments