Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniOpozita shqiptare: Ideja e Ahmetit, flluskë parazgjedhore (VIDEO)

Opozita shqiptare: Ideja e Ahmetit, flluskë parazgjedhore (VIDEO)

Për partitë politike shqiptare, thirrja e kreut të integristëve për kryeministrin e parë shqiptar është e pasinqertë dhe joserioze. Thonë se nuk janë kundër një kryeministri shqiptar, por janë kundër një oferte që Ali Ahmeti ua bën përmes një spoti politik, jo për të unifikuar shqiptarët por për poena politike para zgjedhjeve parlamentare.

Bashkimi Demokratik për Integrim është në rënie të lirë, në humbje të vazhdueshme të legjitimitetit dhe mendoj që është një flluskë për shërbim parazgjedhor…Vendi ku diskutohen tema të tilla është tryeza e partive politike parlamentare shqiptare, të cilën BDI në vazhdimësi e ka minuar – tha Elmi Aziri, Aleanca për Shqiptarët.

Konsiderojmë që propozimi nuk është i sinqertë. Nuk ka të bëjë aspak me unifikimin e faktorit politik shqiptar, përkundrazi ka të bëjë vetëm me përfitim të poenave politike nga ana e BDI-së dhe për të defokusuar opinionin nga dështimet 18 vjeçare të cilat BDI i ka në bagazhin e vetë – u shpreh Arianit Hoxha, Lëvizja Besa.

Para se të mendojmë për kryeministër shqiptar ne duhet të angazhohemi që të kemi një shtet të barabartë në aspekt ekonomik, social e kulturor, të zhvilluar. Mendoj se postet janë simbolike, ndërsa përmbajtja është thelbësore – deklaroi Faton Fazliu, Alternativa.

PDSH nuk komentoi me arsyetimin se lideri i saj, Menduh Thaçi do të flet për çështjen ditëve në vijim. Në fakt, ishte Thaçi ai që e lancoi idenë për kryeministër shqiptar në vitin 2014 kur iu kërkoi qytetarëve ta votonin atë për kryeministër për që ishte refuzuar nga BDI-ja. Kjo parti refuzoi edhe kërkesën e Aleancën për Shqiptarët për mbështetjen e kandidatit të saj për president në zgjedhjet e vitit 2019 Blerim Reka duke i dhënë mbështetje kandidatit të përbashkët me LSDM-në, Stevo Pendarovski.

“Ne do të bëjmë të pabërën në këto hapësira nëse bëhem unë President. Do të bëjë petulla në ujë”, u shpreh kohë më parë Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Anesa Salihu

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!