Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni350 mijë qytetarë do të marrin kartela pagesore

350 mijë qytetarë do të marrin kartela pagesore

Rreth 325 mijë qytetarë janë evidentuar në listën e kartelave pagesore. Prej sot, çdo qytetar në ueb faqen kupuvamdomasno.gov.mk me vendosjen e numrit amë mund të shohë nëse i takon kjo ndihmë. Qytetarët kartelat pritet t’i marrin deri më datën 18 korrik kurse paratë do të mund t’i shfrytëzojnë deri më 15 gusht të këtij viti.

“Gjithsej 324.479 shfrytëzues janë evidentuar në listën për kartelën pagesore dhe sipas kësaj, masa do të kushtojë 28 milionë euro apo më saktë 27,8 milionë euro- tha Nina Angellovska- ministre e financave.

Bankat përmes postës elektronike, SMS ose telefonit do t’i informojnë qytetarët kur do mund t’i marrin kartelat ose do t’i dërgojnë ato në adresën e shtëpisë së tyre. Kartela pagesore do të marrin personeli mjekësor, të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, kategoritë sociale dhe të papunët si dhe personat e punësuar që kanë pasur pagë 60 mijë denarë në 4 muajt e parë të vitit.

Nina Angelovska-Ministre e Financave

“Qytetarët nuk do të kenë asnjë shpenzim, d.m.th nuk do të paguajnë kompensime për dhënien, mbajtjen dhe menaxhimin e saj, nga viti 2020, nuk do paguajnë anëtarësi e as do paguajnë për mbylljen e kësaj llogarie.”

Me kartelën pagesore vendase, qytetarët do mund të blejnë vetëm produkte vendore. Dyqanet dhe tregjet do të jenë të detyruara të vendosin rafte të posaçme me mbishkrimin, blini produkte vendore, ndërsa qytetarët të kenë qasje më të lehtë në produktet vendore. Paratë nga kjo llogari nuk do të mund të tërhiqen nga bankomati dhe as do mund të përdoren për shërbime dhe produkte që nuk janë me origjinë maqedonase.

Andrea Çobanova

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!