Disa liderë evropianë, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Macron, i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) të shqyrtojë mënyra për t’u përgatitur më mirë për valën e dytë të pandemisë Covid-19.
Përgjigja kaotike ndaj koronavirusit të ri, nga i cili deri më tani në BE kanë vdekur 184,256 njerëz, ka ngritur pyetje në lidhje me nivelin e gatishmërisë dhe nxori në pah nevojën për një qasje evropiane në kontekstin e valës së dytë të pandemisë, thuhet në letrën drejtuar kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen.
Letrën, ndër të tjerash, e nënshkruan edhe kryeministrat e Polonisë, Spanjës, Belgjikës dhe Danimarkës.
Krerët e shteteve dhe qeveritë e BE-së më 19 qershor do të diskutojnë për pandeminë e koronavirusit.