Thursday, May 8, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAkoma nuk ka konfirmim për zgjedhje më 12 korrik

Akoma nuk ka konfirmim për zgjedhje më 12 korrik

Partitë politike nuk e konfirmojnë 12 korrikun si datë të mundshme për zgjedhjet e parakohshme, në rast se dështon 5 korriku. Ata presin nismën për takim tjetër te Presidenti Stevo Pendarovski, brenda javës. Sipas LSDM-së, data varet nga zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Zgjedhjet do të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Në rast se gjendja e jashtëzakonshme nuk do të vazhdojë, dita e zgjedhjeve është 5 korriku.”-tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së .

Sipas VMRO-DPMNE-së, s’është koha e duhur të flitet për zgjedhje.

Momentalisht nuk ka kanal komunikimi. Është çmenduri, kur kemi numra tre-shifrorë të të infektuarve, Zaevi të flasë dhe të insistojë për zgjedhje.”-theksoi Ivanka Vasilevska, VMRO-DPMNE.

Sipas ASH-së, zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt, duke pasur primar shëndetin publik.

Unë mendoj se partitë politike duhet me konsensus të vendosin. Se i duhen institucione të besueshme dhe se i duhen zgjedhje Maqedonisë, as që diskutohet. Sa më herët aq më mirë por paraprakisht gjithnjë t’u përmbahemi rregullave të shëndetit publik.”-tha Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët.

Gjendja e katërt e jashtëzakonshme prej 14 ditësh përfundon të shtunën.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments