Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionArjanit Hoxha: Koronavirusi po merr jetë njerëzish, nuk pyet për komb, fe...

Arjanit Hoxha: Koronavirusi po merr jetë njerëzish, nuk pyet për komb, fe apo parti politike!

Arjanit Hoxha

Nga COVID-19 nuk mund të na mbrojë shteti as institucionet shëndetësore nëse ne vet nuk jemi të përgjegjshëm dhe të vetdijshëm për t’u mbrojtur nga përhapja e këtij virusi të panjohur por që është duke marë jetë njerëzish.
Përderisa një pjesë e madhe “ngushëllimin” e gjejnë duke gjetur fajtorë dhe duke akuzuar grupe etnike apo fetare se janë fajtor për përhapjen e virusit COVID-19, nga ana tjetër ky virus nuk është duke zgjedhur se kë infekton pasi që për çdo ditë po pësojnë shqiptarët, maqedonët, turqit, boshnjakët, sërbët, romët dhe gjithë qytetarët e këtij vendi.
Fajtorë jemi të gjithë ne, duke nisur nga çdokush individualisht. Për papërgjegjësinë tonë individuale nuk mund të akuzojmë asnjë dhe aq më tepër ti japim këtij virusi ngjyrime etnike, fetare apo partiake.
Për fat të keq shumica e jonë vetëdijësohemi vetëm atëhere kur shohim ndonjë të afërmin tonë që po ngulfatet, që na shikon në sy dhe nuk mund t’i ndihmojmë asgjë, ose mos e dhashtë Zoti kur dikush humb jetën si pasojë e këtij virusi.
Prandaj të dashur miq, për të arritur suksesin kolektiv në luftën ndaj COVID-19, të gjithë ne duhet individualisht të jemi të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm, duke respektuar gjitha rekomandimet, sepse duke i respektuar ato ne jo vetëm që mbrojmë veten por mbrojmë edhe të afërmit tonë dhe kështu kemi mbrojtur shëndetin e çdo qytetari në këtë shtet.

Ilustrim: “Lë të vendon çdokush nga ne nga një tullë për të ndërtuar murin e madh, që do jetë muri i mbrojtjes nga COVID-19”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!