Kolona të gjata të makinave nga Shkupi për të shkuar në Strugë dhe Ohër sepse Shkupi është në karantinë për 80 orë (FOTO)

0
34

Mbingarkesë kilometrike në autostradën Shkup – Ohër. Makinat kanë targa të Shkupit tē cilët janë nisur nga Shkupi dhe disa qytete ku ka karantinë për në Strugë,mëson Struga Ekspres.

Karantina 80-orëshe në Shkup fillon sonte në 21 pasdite. Përveç Shkupit, në karantinë janë Komuna e Likovës, Shtipit, Tetovës, si dhe në komunat Bogovine, Brvenice, Tearce, Zeline dhe Jegunovce.

Përndryshe, lind pyetja pse ndalimi i lëvizjes në qytete të tjera fillon sot në 21:00, dhe nga nesër në 16:00. A u ka dhënë dikush mundësi atyre që duan të largohen nga Shkupi që të kenë kohë pas punës të shkojnë në vendet ku nuk ka ndalim të plotë të lëvizjes?

(Struga Ekspres)