Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH: Ndihma selektive për mediat, tentim i dështuar i qeverisë për keqpërdorim...

ASH: Ndihma selektive për mediat, tentim i dështuar i qeverisë për keqpërdorim fushate

Aleanca për Shqiptarët mbështet plotësisht grevën e paralajmëruar të televizioneve rajonale dhe lokale për shkak të trajtimit jo të drejtë ndaj tyre nga ana e qeverisë.

Ky trajtim dëshmon edhe njëherë për qeverinë tonë diskriminuese, e cila edhe në gjendje krize bën dallime për qëllime të caktuara.

Duke qenë se Maqedonia e Veriut edhe rangohet si vend i cili ka nevojë për reforma mediatike ku mungon liria e medias, vlerësojmë se trajtimi i tillë është strategji e pushtetit për të ndikuar në lirinë e shprehjes. Nga ana tjetër e dimë se liria e shprehjes është edhe kriter shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe për integrimin e vendit në BE.

Çdo media ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në informimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për krizën me të cilën ende po përballemi. Roli i tyre në situata të tilla është shumë i rëndësishëm, ndërkaq duke marrë parasysh se gazetarët dhe punonjësit mediatik gjatë gjithë kohës ishin të ekspozuar ndaj rrezikut nga virusi patjetër se duhet të marrin edhe shpërblimin e duhur të gjithë.

Pa media dhe informim të drejtë askush nuk do ta kuptonte rëndësinë e situatës, prandaj apelojmë deri tek Qeveria të sjell dekret me të cilin të gjithë radiodifuzerët do të marrin ndihmë dhe mbështetje të barabartë.
Gjithashtu, vlerësojmë se qeveria po vazhdon të tregohet tinëzare gjatë destinimit dhe harxhimit të parasë publike për përballje me krizën prandaj edhe njëherë kërkojmë nga Qeveria transparencë në këtë aspekt.

Aleanca për Shqiptarët

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!