Shqiptarët janë një dhe kanë një flamur
Platformë nacionale për bashkimin kombëtar dhe konstruktimin e shtetit komb.
Bashkimi kulturor avangardë e bashkimit politik.
Shteti komb, finalizon ëndrrën shekullore nacionale
panshqiptare.
Platforma për jetësimin e tij domosdoshmëri historike.
Elitat politike, kulturore të brumosin shqiptarët me vlerat kombëtare.
Gjuha, territori, historia e kultura janë elementët bazikë që e identifikojnë shtetin komb, apo shtetin nacional sipas përkufizimit perëndimorë.
Kongresi i Manastirit ka meritën historike sepse krijoj Alfabetin Shqip dhe e identifikoj Shqipërinë para Europës dhe botës si një komb kulturorë.
Me zgjedhjen e shkronjave latine, korifejtë e kulturës kombëtare i treguan perëndimit se Shqipëria është një popull me kulturë e histori thellësisht europiane dhe se shqiptarët janë fara dhe rrënja e qytetërimit europian.
Ata deshmuan se orientimi i tyre kulturorë dhe politik drejt vlerave të civilizimit perëndimorë ishte jo vetëm domosdoshmëri ekzistenciale, por dhe mënyra më e sigurtë për t’u shkëputur përgjithmonë nga kthetrat e Perandorisë Otomane dhe të asaj Ruso -Sllave.
Gjuha si simboli themelor i një populli është faktor kohezioni vetëm atëherë kur ajo shërben për unifikimin e të gjitha teksteve që nga abetarja e deri tek literatura universitare e ajo akademike.
Një tekst i abetares për të gjithë femijët në hapsirën etnike shqiptare është alfa e betejës për ta bërë sistemin arsimorë mbarëkombtarë një gurë themeli dhe premisë të sigurt për të ardhmen e brezave që vijnë.
Kuvendi famëmadh i Arbërit i vitit 1703 i mbledhur nën kujdesin e Papës Shqiptar Klementi i Xl-të Albani është jo vetëm djepi i Rilindjes Kombëtare por është interpreti i deshirës së flaktë të arbërorëve për ta mbrojtur gjuhën e kulturën e vendit të tyre.
Hapja e seminareve dhe kolegjeve në zona të ndryshme me vendim të Kuvendit Historik të Arbërit,
ku mësimi jepej shqip dhe me tekste të unifikuara, na tregon jo vetëm mashtrimin trashanik e kriminal që historiografia komuniste e dirigjuar nga qarqet antishqiptare sllavo-greke ka bërë për moshën e gjuhës shqipe, por edhe dëmin e madh ndaj kujtesën tonë historike, duke na lënë kështu tre shekuj prapa së veni në jetë projektin e stërgjyshërve tanë.
Një sistem i unifikuar i gjuhës e shkollës shqipe do të thotë që femijët, nxënësit dhe studentët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës të kenë në duart e tyre një tekst mësimorë, të kenë të drejta e kritere të njëjta për të hyrë në universitetet tona dhe diploma të barazvlerëshme në gjithë hapsirën shqiptare.
Njësoj si për universitetet publike ashtu edhe për ato private.
Kualifikimet pasuniversitare, doktoraturat e gradat shkencore duhet të jepen sipas një sistemi të njësuar nacional.
Bashkimi shpirtëror i kombit me një projekt nacional i paraprin’ bashkimit politik dhe ekonomik.
Ai pregatit terrenin dhe shërben si gurë-themel i shtetit komb.
Trashëgimia kulturore dhe historike janë një e të pandara për të gjitha trojet etnike ku banojnë shqiptarët.
Këtë na tregon më së miri folklori, etnografia, e së fundmi historia e arkeologjia e epokës ilire, para kristiane dhe e mesjetës së hershme.
Deshmi të pakundërshtueshme historike dhe shkencore tregojnë se të parët tanë kanë patur jo vetëm hemogjenitet përsa i takon gjuhës, mënyrës se jetesës, riteve, dokeve e zakoneve, të dalluar qartë nga popujt e tjerë të Ballkanit dhe Europës por dhe një civilizim të shkallës më të lartë.
Shqiptarët ndodhen sot përballë kërcënimit serioz të kuartetit antishqiptarë, Moskë-Ankara-Beograd-Athinë.
Në këto qendra përpunohen taktikat e hartohen strategjitë për të groposur njëherë e përgjithmonë kulturën e vjetër shqiptare dhe kujtesën tonë historike.
Shkatërrimi e tjetërsimi i monumenteve të lashta dhe autentike shqiptare, duke përfshirë edhe ato të kultit, përpjekja për të përvetësuar figura të shquara Iliro-dardano -arbërore dhe për ti etiketuar ato si sllavo-greke, mundimi donkishotesk për t’u marrë shqiptarëve Eposin e Kreshnikëve, trashëgiminë ilire, Gjergj Kastriotin, Migjenin apo Nanë Terezen vertetojnë katërcipërisht këtë teoremë.
Shqiptarët të ndarë në pesë shtete, me qeveri të paafta e të korruptuara në Shqipëri, me qendrim impozant, paternalist, që për shkak të utilitetit politik shesin interesin nacional, me akademi shqiptare që flenë gjumë, akoma nuk e kanë krijuar nëse shprehemi në gjuhën ushtarake mburojën raketore kundër armiqve tanë historikë.
Ka afër dy dekada që Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” si institucioni me i rendësishëm i kulturës kombëtare shqiptare, vepron në të gjithë hapsirën etnike të Kombit Shqiptar për të promovuar artin tradicional, folkun, këngën, vallen , etnografinë, si pashaportë autentike, si adn-në e Kombit Tonë.
Festivalet kombëtare, spektaklet, koncertet tematiko-patriotike janë organizuar nën moton;
Një komb, një kulturë-një gjuhë- një flamur-një histori-një atdhe dhe së fundmi në Plavë-Guci :
Një Komb një Shtet.
Keto manifestime janë kthyer në referendume artistiko -qytetare.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar është shndërruar në laborator i platformës së unifikimit të kulturës kombëtare, i cili padiskutim mund të quhet parlamenti shpirtëror i Kombit Tonë.
Ky konstatim me vjen natyrshëm për shkak se ai është i shtrirë me aktivitete të rendësishme në mbarë hapsirën shqiptare dhe se ka si lidershqip ajkën e artit shqiptar.
Mesazhet e tij kanë qenë domethënëse për kohën dhe i kanë paraprirë zhvillimeve politike.
Veprimtaria shumëdimensionale e tij ka qënë art diplomatik e diplomaci artistike, politikë artistike e art politik.
Sipas përcaktimit filozofik të kombit, Kombi Ynë nuk përfshihet tek kombet dinastike apo politike, por tek kombet etno -kulturore, prandaj jetëgjatësia dhe shpëtimi nga asimilimi gjatë rrugës së gjatë kulturës tonë i dedikohet.
Nëse i referohemi historisë së bashkimit te Gjermanisë aspak më shumë nuk ka kontribut Bismarku se sa Gëte për realizimin e ëndrrës së popujve gjermanikë.
Profeti Muhamed na mëson se:
“Jetëgjatësia e një populli varet nga jetëgjatësia e trashëgimisë shpirtërore të tij.
Nëse qindra-mijra artistë të Unionit Artistik të Kombit Shqiptarë i bijen kryq e tërthorë Atdheut me diplomaci artistike e art diplomatiko-politik, ashtu si Shen Pali Ilirikumit për të përhapur Ungjillin e kulturës tonë kombëtare, qeveritarët e ministrat e korruptuar me anë të marionetave të tyre t’i mbyllin dyert kur ju paraqet projektet madhore të kulturës kombëtare të kuvendeve të këngëve, të valleve shqipe.
Ata shkojnë më tej duke u bërë barrikada e parë për të demtuar e asfiksuar trashëgiminë kulturore, madje talebanët tanë me urdhër të Zhupan Ramës shembën në mesnatë Tempullin e Kulturës, rrënuan shtëpinë e artistëve, ku është evokuar historia jonë shekullore.
Shembja e Teatrit Kombëtar është zbatimi i strategjisë neotomane, ortodokse për zhbërjen e identitetit kulturor, zhdukjen e kujtesës historike, asimilimin e identitetit kombëtar, destabilizimin, pse jo venien në pikëpyetje të sovranitetit e integritetit territorial.
Nxitja e braktisjes së Atdheut, imponimi i shpopullimit e zevëndësimi i racës së pastër shqiptare me racën e përzgjedhur aziatike të Ramës, duke kryer kështu transplant rracor në trungun e Shqipërisë është akti më i shëmtuar në vitet e tranzicionit, mirëfilltazi tradhëti kombëtare.
Pas humbjes së statusit të paternalitetit panshqiptar, kuislingu Edi Rama, sivllau i Vuçiçit, krushku i Erdoganit, sozia e Petenit, po ndjek një politikë kryekëput antikombëtare.
Në vend të kufirit shekullorë ndërshqiptar, vendosur padrejtësisht, i cili u shemb nga UÇK-ja, ku u derdh shumë gjak, Edi Rama vendosi kufirin e ri, traun pa alternativë në Rrugën e Kombit.
Gjithë bota i ka hapë kufijtë vetëm kufiri ndërshqiptar nuk është hapur me urdhër të binomit Kurti-Rama.
Kjo është hakmarrja e Kurtit në ikje por Shqiptarët siç porcollën Kurtin duhet pa humbur kohë por me shpejtësinë e dritës të përcjellin edhe Ramën.
Rama u bë aktor protagonist për ndarjen e Kosovës, shiti kauzën çame, i dhuroj asetet kombëtare armiqëve tanë shekullorë.
Pasi deshtoj në përpjekjet e turpshme për ndarjen e Kosovës sepse u ndalua nga barrikada e pakapërcyeshme Haradinaj, i cili i shterroj ëndrrat serbiane, Edi Rama me Viçiçin ideuan miniShengenin Ballkanik, Jugosllavinë e re apo Serbinë e madhe.
Esat Pasha i dytë shfrytëzoj pandeminë botërore për të instaluar regjimin e tij totalitar në Shqipëri duke paralizuar përfundimisht demokracinë e mbërthyer si oktapod shtetin e së drejtës.
Aktivizimi i milove e rrjeteve sociale pranë tij për goditjen e Emblemës Kombëtare, simbolit të identitetit kombëtar e shtetëror Gjergj Kastriotit “Skënderbeu”, dhurimi i Pashalimanit Erdoganit nga Sulltan Rama vertetojnë lehtësisht pohimet e mia.
Kjo strategji ka mbështetjen dhe është në akord me aleancën neootomano- sllavo- bizantine kundër Kombit Shqiptar, të cilat synojnë ripërtëritjen e perandorive të vjetra të tyre.
Këto fakte dramatike janë mesazh i qartë për ne që me shpejtësi rrufe, pa humbur kohë të hartojmë një platformë kombëtare për konstruktimin e shtetit komb, si barrikadë për ndalimin e projekteve ogurzeza në kurriz të shqiptarëve.
Kjo platformë panshqiptare duhet të ketë si emergjencë kombëtare largimin e qeverisë vishiste të Edi Ramës me zgjedhje të parakohëshme dhe krijimin e një qeverie siç thoshte Abraham Linkolni:
“Qeveri nga populli, e popullit për popullin”.
Kjo qeveri e re duhet të akordojë punën menjëherë me qeverinë e re të Kosovës, Qeverinë Kurti e të veprojnë me një strategji të përbashkët.
Armatat e artistëve duhet të aktivizohen me shpejtësi për jetësimin e filozofisë së platformës së bashkimit kulturor.
Mesazhet e artit e të kulturës janë të shpejta dhe efektive.
Ato depërtojnë aty ku nuk hyn dot politika e diplomacia.
Projektet kombëtare, festivalet folklorie, strategjia afatgjatë për të zbuluar e promovuar breza të rinj artistësh kërkon bashkëveprim mes qeverive shqiptare e faktorëve relevantë etnokulturorë të Kombit tonë dhe mbështetje financiare e logjistike, prandaj duhet një kordinim real ndërqeveriterë dhe bashkëpunim serioz me të gjithë faktorët relevant panshqiptar.
E theksoj këtë fakt sepse ka dy dekada që është shembur muri mes shqiptarëve dhe nuk ka të realizuar asnjë projekt kombëtar të përbashkët.
Nuk ka një festival kombëtarë të folklorit të mbështetur nga qeveritë e Prishtinës dhe Tiranës. Nuk është bërë e as nuk është menduar të zhvillohet në Prizren apo Prishtinë, për të mos folur për Shkupin, Mitrovicën, Preshevën apo Ulqinin një aktivitet i përbashkët panshqiptarë.
Këto treva të shquara kulturore e historike të Kombit tonë kanë të drejtë të ngrenë pyetjen ??!
Përse Shqipëria nanë na sheh me syrin e njerkës?
A ka diplomaci kulturore mbarëkombëtare?
Eshtë paradoksale fakti që Shqipëria një nga vendet më trashëgimi kulturore ndër më të pasurat e të vjetrit e Europës, krahas asaj (greko-romake) ka buxhetin me të ulët në kontinent në raport me XHDP-në për kulturën e vet kombëtare.
Hap tjetër i rendësishëm i qeverive të reja për realizimin e platformës së shtetit komb është krijimi i hapsirës së lirë ekonomike, krijimi i komunuellthit ekonomik shqiptar.
Politika të unifikuara të zhvillimit, të sigurisë kombëtare dhe diplomacisë.
Është e pafalshme që vazhdojmë akoma me barriera doganore, me politika reciprociteti, në kufirin shqiptaro-shqiptarë.
Mendoni kur Princ Dhimitri i shtetit të Arbërit 800 -vjet më parë bënte tregti të lirë me Raguzën dhe i merrte në mbrojtje në territorin e vet.
Kjo ka ndodhur dhe dy shekuj më vonë me Gjon Kastriotin dhe djemtë e tij, të cilët u zotoheshin venedikasve se do ti mbronin dhe do të paguanin çdo dëm që pësonin në territorin e tyre.
Një komunuellth shqiptarë ekonomik duhet tu japë garanci bashkëkombasve se nuk do t’u shfaqet si makth trau i doganave apo taksimi i dyfishtë.
Hapsira e lirë ekonomike për të dhënë frytet e saj kërkon në radhë të parë lëvizjen e shpejtë të mallrave e sherbime me shpejtësi në hapsirën panshqiptare.
Kjo ndodh vetëm atherë kur të financohen projektet
e mëdha të infrastrukturës, Rruga e Arbërit, Korridori Adriatik-Alpe, lidhja e porteve shqiptare me rrjetin hekurudhorë të Kosovës, një rrjet i unifikuar i energjisë.
Këto janë investimet strategjike pa të cilat shqiptarët nuk mund të pretendojnë të hedhin bazat ekonomike.
Siguria kombëtare e diplomacia e përbashkët janë pjesë e rëndësishme e platformës së shtetit-komb.
Përtej slloganit:
” Një Komb, një qëndrim” qeveritë e reja të Tiranës dhe Prishtinës duhet ta kuptojnë se ushtritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të trajtohen njësoj, të shkollohen në një akademi e me një program të vetëm.
Të kenë të njëjtin sistem gradash dhe të njëjtën strategji të përbashkët në luftën kundër terrorizmit, apo kundër rreziqeve që vijnë në mbarë hapsirën etnike shqiptare nga fqinjët shovinistë.
Politika e jashtme ka qenë nyja gordiane e shtetit shqiptar për 100- vjet.
Çlirimi i Kosovës e pavarësimi i saj, faktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, ndërkombtarizimi i Çështjes Came, Luginës së Preshevës ka sjellë një realpolitikë të re, të cilën duhet t’ua imponojmë armiqëve tanë shekullorë, sllavëve ta njohin.
Eshtë koha të presim me shpatën e drejtësisë nyjen e djallit.
Sot shqiptarët jënë në zenitin e tyre, ata janë më të fortë se kurrë.
Homeri i ndjesive shqiptare Gjergj Fishta nënvizote:
“Kah’ është forca është arsyeja”.
Shqiptarët duhet ti flasin botës me një gjuhë.
Diplomacia duhet të jetë mbarëkombëtare.
Shqiptarët nga komb etnokulturorë duhet të bëhen komb politik.
Ka arrdhë koha që ata të kenë shtetin Komb.
Një mik i madh i shqiptarëve ish ambasadori i Amerikës në Kosovë William Walker( përfaqësues i OSBE) në 20 -vjetorin e spektaklit “Mirë se vini në Alpe”dhe në festivalin e Dytë kombëtar,
“Kënga dhe vallja shqipe na bashkon” në Plavë-Guci tha:
“Unë nuk i ndaj shqiptarët të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, të Çamërisë, të Maliit të Zi, të Luginës së Preshevës.
Shqiptarët janë një dhe kanë një flamur’.
Azgan Haklaj