Gjatë 24 orëve të fundit, nga 970 teste të realizuara, 101 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Shkup janë regjistruar 59 raste të reja, në Kumanovë 12, në Shtip 7, Prilep 1, Tetovë 5, Strugë 6, Veles 1, Ohër 1, Kavadarci 1, Gostivar 3, Koçani 3, Probishtip-2.
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Një viktimë është nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Tetova dhe një nga Prilepi.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 10 pacientë të shëruar. Tetë pacientë nga Tetova dhe 1 nga Velesi.
Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 2.492 persona me koronavirus, prej të cilëve 1605 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 145 pacientë. Për momentin ka 742 raste aktive.