FC.Struga Trim&Lum: Sqarim për mediat dhe opinionin publik

0
9
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Sqarim për mediat dhe opinionin publik

FC Struga Trim & Lum hedh poshtë lajmet , që po qarkullojnë ditën e sotme për klubin tonë që gjoja ne nuk do t’i kryejmë testimet për COVID – 19. Klubi ynë po vepron plotësisht me rekomandimet dhe protokollin e propozuar nga komisioni i sëmundjeve infektive dhe Federatës së Futbollit dhe si rrjedhojë do te bëjë testet vetëm në institucione publike që njihen dhe pranohen gjerësisht.

Lusim mediat e pavarura që të komfirmojnë informacionet, në mënyrë që mos krijohen situata paniku në mesin e sportistëve pa nevojë.
Kujdes po! Panik jo!