Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionTaravari: Duket se situata po del jashtë kontrollit në disa qytete duke...

Taravari: Duket se situata po del jashtë kontrollit në disa qytete duke rrezikuar që të përjetojmë një disfatë

Në vendin tonë, në vetëm disa ditë është rritur në mënyrë dramatike numri i të infektuarëve me COVID-19. Duket madje se situata po del jashtë kontrollit në disa qytete duke rrezikuar që të përjetojmë një disfatë me përmasa të paimagjinueshme nga askush! Ndaj, më fort se kurrë i bëj apel Qeverisë, që të ndalojë këtë sjellje pasive dhe të mos faturojë gabimin e saj vetëm tek sjellja e qytetarëve!
Duhet të organizohen urgjentisht grupe patrullimi të cilët do të monitorojnë në vend zbatimin e masave dhe këto grupe duhet të FUNKSIONOJNË jo sipas miqësive por sipas dispozitave ligjore!
Duhet urgjentisht që Qeveria të marrë në dorë situatën duke mos e parë më këtë gjendje si një dokumentar të largët por si një realitet aktual.
Njerëzit kanë nevojë të ndjejnë praninë e një shteti që kujdeset dhe jo te një shteti që nuk menaxhon dot pandeminë.
Nuk është normale që të kërcënohet me rivendosje të izolimit total duke bllokuar përsëri ato ekonomi të brishta që janë në greminë por nga ana tjetër duhet të bëhet inspektim serioz 24 orë në të gjithë vendin dhe të penalizohen të gjithë ata persona që nuk zbatojnë masat e vendosura!

Arben Taravari-kryetar i Gostivarit

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10222741510267442&id=1265185232

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments