Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSulejman Rexhepi: “Nuk vdiqa kur më goditi shigjeta, vdiqa kur pashë se...

Sulejman Rexhepi: “Nuk vdiqa kur më goditi shigjeta, vdiqa kur pashë se kush mbante harkun në duar”

Ish-kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni të Veriut Sulejman Rexhepi, ka publikuar një mesazh drejtuar organeve udhëheqëse të këtij institucioni, pak ditë pasi është shkarkuar nga pozita e të parit.

“Nuk vdiqa kur më goditi shigjeta, vdiqa kur pashë se kush mbante harkun në duar”, ishte publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook apo në “Facebook Story”.

Mesazhi ishte shoqëruar edhe me thënien:

“Druaju të keqes së atij që i ke bërë mirë”.

Zyrtarisht nuk dihen akoma arsyet e shkarkimit të tij nga pozita e kryetarit, gjithë këto zhvillime erdhën pas bujës së madhe mediatike që bënë disa fotografi të Rexhepit me një grua të re, e që thuhej se është martuar.

Pas shkarkimit nga riaseti. Sulejman Rexhepi deponoi një shkresë me njoftimin e dorëheqjes së parevokueshme nga kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoninë e Veriut, post ky që e mbajti për më shumë se 15 vite.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!