Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaZvicër: 15 miliardë franga shtesë për sigurimin e të papunëve

Zvicër: 15 miliardë franga shtesë për sigurimin e të papunëve

Paratë kanë për qëllim të mbulojnë shpenzimet e shtesave të punës me kohë të shkurtër. Në seancën e jashtëzakonshme, deputetët kishin miratuar tashmë 6 miliardë franga për fondin e sigurimit të papunësisë

Këshilli Federal i ka propozuar Parlamentit një 15 miliardë franga shtesë në funksion të sanimit të tejkalimit të dëmeve të shkaktuara nga koronavirusi. Pjesa më e madhe e saj është e dedikuar për fondin e sigurimit të të papunëve (ALV), shkruan sda.

Komisioni i financave i Dhomës Nacionale të parlamentit ka miratuar kreditë pa asnjë votë kundër.

Ai ka miratuar njëzëri 14.2 miliardë franga për fondin ALV, bëjnë të ditur shërbimet e Parlamentit. Paratë kanë për qëllim të mbulojnë shpenzimet e shtesave të punës me kohë të shkurtër, transmeton albinfo.ch. Në seancën e jashtëzakonshme, deputetët kishin miratuar tashmë 6 miliardë franga për fondin e sigurimit të papunësisë. Këshilli Federal gjithashtu ka ngritur kufirin e borxhit të sigurimeve shoqërore me 8 miliardë franga.

Komisioni ka aprovuar një kredi prej 200 milionë frangash për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), kredi shtesë prej 50.5 milion CHF për ndihmë humanitare dhe 57 milionë franga për bashkëpunim shumëpalësh të zhvillimit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments