Erdhi të flas për Komunën e Sarajit në Shtabin e BDI-së në Çair. Kryetari Blerim Bexheti bëri një apel për banorët e Sarajit që të respektojnë masat shëndetësore dhe mos të bëjnë ndeja familjare. Por, këto thirrje ai nuk i bëri më parë, kur autoritetet shëndetësore drejtonin gishtin nga tubimet masive si vatra të shpërndarjes së infeksionit me CoVid-19. Tani ai kërkoi të bëhen mbi 700 testime në ditë.
Jam në cilësinë e anëtarit të kryesisë dhe në cilësinë e kryetarit të Komunës dhe apelet i kemi bërë në mënyrë permanente. Sa për informacionin tuaj deri para dy jave nuk kemi pasur asnjë rast do të thotë se jemi marr në mënyrë të vazhdueshme, jo vetëm unë po gjithë qytetarët e komunës. Por, fatkeqësisht kjo pandemi që ka kapluar gjithë botën, në periudhën e fundit na kapi edhe neve -deklaroi Blerim Bexheti, Kryetar i Komunës së Sarajit.
Përveç Sarajit me 41 raste, Çairi, Gazi Baba dhe Aerodromi mbeten vatra të virusit Korona në Shkup. Kryetari Pete Shilegov u pyet nëse duhet të futet i gjithë Qyteti i Shkupit në karantinë apo disa zona.
Nuk do të doja të vijmë në situata të tilla, por për shkak të saj duhet patjetër të fillojnë institucionet me masa represive. Të respektohen urdhëresat e Qeverisë dhe rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse, këtu prerazi duhet të veproj Ministria e Brendshme. Qyteti si institucion nuk do të improvizoj, por do t’i pranoj të gjitha masat e kërkuara nga ne në vendosjen eventuale të karantinës në disa pjesë të qytetit tonë -tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Të dhënat e Institutit të Shëndeti Publik tregojnë se sot 6 raste të reja u shënuan në Çair, 3 në Butel, nga 2 në Saraj, Aerodorm, Ilinden dhe Gjorqe Petrov. Nga 1 në Sopishte, Sh. Orizare dhe Studeniçan.
Adnan Qaili