Në 24 orët e fundit janë realizuar 1120 teste dhe janë regjistruar 35 raste të reja të covid-19.
– Shkup 22
– Kumanovë 4
– Shtip 1
– Tetovë 6
– Struga 1
– Gostivar 1
Një pacient nga Shkupi (69 vjeç) i shtruar në spital më 15 maj vdiq në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile. Një pacient nga Struga (70 vjeç) i pranuar në spital më 17 maj dhe dy nga Shkupi, një pacient i moshës 70 vjeç, i pranuar më 28 maj dhe një pacient 47-vjeçar në trajtim spitalor nga 21 maj, vdiq në CGH “8 Shtatori”. Në raportin e sotëm të ISHP-së shënohet edhe foshnja nga Shkupi, e cila me kërkesë të prindërve të tij është transportuar me aeroplan për në Zvicër, ku edhe vdiq. Foshnja ishte shtruar në spital në Klinikën e Fëmijëve dhe pati rezultat pozitiv ndaj COVID 19.