Në përfundim të konkursit të kryer në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, ditën e sotme, u dorëzova vendimet e punësimit 33 punojësve të rinj. Organikës së këtij spitali i janë shtuar tashmë, me kontratë të përhershme, edhe 3 mjekë të rinj, 1 farmacist, 5 infermierë, 6 ndihmesinfermierë, 3 shoferë, 11 punonjës të shërbimit sanitar dhe 4 të sherbimit teknik. Spitali i Përgjithshëm në Strugë i uron të gjithë nëpunësve të rinj suksese në detyrën e re në shërbim të komunitetit!