Sot bëhen 19 vite pa Sulltan Memetin, veprimtarin e shquar nga Ladorishti i Strugës

0
43

Sot bëhen 19 vite pa Sulltan Mehmetin, veprimtarin e shquar nga Ladorishti i cili u kidnapua në rrethana të pasqaruara gjatë konfliktit të vitit 2001.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Përfaqësuesit e këtij vendbanimi dhe familja Memeti me rastin e 6 majit, zhdukjes së Sulltanit, kërkojnë dhe apelojnë zbardhjen e fatit të tij.

Për zhdukjen e tij flasin dhe kanë të dokumentuara të dhëna edhe dëshmitarë okularë të cilët në ditën e zhdukjes kanë parë policinë duke rrëmbyer bashkëfshatarin e tyre. Policia lidhur me këtë rast asnjëherë nuk ka dhënë hollësi për të zbardhur të vërtetën e zhdukjes.

MPB deri tani nuk është deklaruar se përse në ditën kritike të rrëmbimit, Sulltan Memeti ishte rrëmbyer nga pjesëtarë të policisë.

Sulltan Memeti, është rrëmbyer nga policia në post-bllokun e vendosur nga njësitet policore më 6 maj të 2001, ndërmjet orës 21.00-21.45, në afërsi të varrezave krishtere në aksin rrugor Strugë-Ladorishtë- Qafë e Thanës. Dëshmitarë okularë kanë deponuar dëshmitë se Sulltanin e kanë ndaluar dhe rrëmbyer policia maqedonase.

Lidhur me misterin, fshehjen e gjurmëve zbuluese dhe moszbardhjen e rastit të Sulltan Memetit, familjarët dhe të tjerët, fajësinë e adresojnë në SPB-në, dhe personat zyrtar, duke përmendur edhe emra konkret, të zyrtarëve të SPB-së.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5