Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPo vijnë ditë të mira në Maqedoni, ka ulje drastike të të...

Po vijnë ditë të mira në Maqedoni, ka ulje drastike të të prekurve me koronavirus

Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar vetëm 5 persona të infektuar me koronavirusin e ri, shifër kjo më e ulëta që nga paraqitja e rastit të parë, më 27 shkurt.

Ndërkohë, numri i të shëruarve sërish ka shënuar rritje të madhe, me 95 raste të reja. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të shëruarve nga COVID-19 ka arritur në 945 ndërkohë që i të infektuarve është ulur në 482, transmeton REL.

Në gjashtë qytete më nuk ka asnjë të infektuar, përfshirë edhe Dibrën ku ishte paraqitur rasti i parë dhe që ishte ndër vatrat e përhapjes së koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, 87 për qind e numrit më të madh të të infektuarve me COVID-19 janë vetëm në pesë qytete; Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Veles.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments