Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPo bie ndjeshëm numri i i të infektuarëve në Maqedoni: 5 raste...

Po bie ndjeshëm numri i i të infektuarëve në Maqedoni: 5 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 249 teste, prej të cilëve 5 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 2 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 1, Tetovë 1, Prilep 1. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1601.

Gjithsej 95 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 32 pacientë nga Shkupi, 38 nga Kumanova, 16 nga Prilepi, dy nga Tetova dhe 7 nga Manastiri. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 947.

Brenda 24 orëve të fundit dy raste tjera me Covid-19 në vendin tonë kanë përfunduar me fatalitet. Në viktimë është nga Kumanova kurse viktima tjetër nga Struga. Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në vendin tonë shkon në 84.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments