Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAlsat: Vetëm nga 7 mijë denarë janë paguar punonjësit e ndërmarrjes komunale...

Alsat: Vetëm nga 7 mijë denarë janë paguar punonjësit e ndërmarrjes komunale në Strugë

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale në Strugë kanë marrë vetëm 7000 denarë pagë për muajin mars, madje shumë më pak se paga minimale prej 14.500 denarë.

Drejtori, Ivan Kleçkaroski, thotë se kjo vjen për shkak të gjendjes së vështirë të ndërmarrjes nga zhvillimet me virusin korona dhe pagesën e dobët të faturave, e cila varion mes 18% dhe 22%.

Kemi arritur të mbledhim sa të paguajmë nga 7000 denarë për secilin punëtor për muajin mars dhe presim që pas fundjavës themeluesi të na ndihmojë të sigurojmë fonde për pjesën tjetër të pagës. Por për kostot e tjera siç janë karburanti, pjesët rezervë dhe shpenzimet e tjera që dalin nga puna e vazhdueshme, do të jemi në një deficit serioz”-tha Ivan Kleçkaroski ,drejtor i Ndërmarrjes Komunale Strugë.

Siç qëndrojnë tani punët, është e vështirë që punëtorët në ndërmarrjen komunale të Strugës të marrin pagë për muajin prill.

Thjesht po pyes veten. Edhe unë nuk e di se si do të dalim nga ky problem. Vështirë se do të mund të lëshojmë rroga për muajin prill ose do të jetë në formë të kufizuar. Nuk pres ndonjë lëvizje më të madhe nëse nuk hapen të gjitha subjektet ekonomike të cilave u kryejmë shërbime “-pohoi Ivan Kleçkaroski – drejtor i Ndërmarrjes Komunale Strugë. Në këtë ndërmarrje ka gjithsej 142 punëtorë të rregullt.

Në Ohër, pagesa vetëm për dhjetë ditë, respektivisht nga 20 deri në 30 mars, është 30% më e ulët, por tani për tani atje nuk ka probleme me pagesën e pagave. Drejtori Grdanoski thotë se nëse ka nevojë, do të marrin kredi bankare./Alsat-M

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!