Nëse çmimi është që të mos jemi maqedonas dhe gjuha për të cilën flas të mos jetë maqedonase, atëherë nuk kemi nevojë për BE-në, tha Presidenti Stevo Pendarovski, duke komentuar deklaratën e Bullgarisë bashkangjitur konkluzioneve të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së.
“Nëse çmimi është që të mos jemi maqedonas dhe gjuhën që flasim, të mos jetë maqedonase, atëherë nuk kemi nevojë për BE-në”, thotë Pendarovski në një intervistë për emisionin “360 gradë”.
Kreu i shtetit gjithashtu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me mbledhjen e paralajmëruar të liderëve, ku tha se përveç çështjes së mbledhjes së Kuvendit duhet të flitet edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.