Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDerkoski: Të përcaktohet dita e zgjedhjeve dhe organizimi i zgjedhjeve të fillojë...

Derkoski: Të përcaktohet dita e zgjedhjeve dhe organizimi i zgjedhjeve të fillojë nga fillimi

Zgjedhjet parlamentare sërish të organizohen që nga fillimi, me shpalljen e tyre, në mënyrë që askush të mos mund të sfidojë legjitimitetin e tyre, konsideron kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Oliver Derkoski.

“Ka shumë çështje të hapura, të cilat duhet të zgjidhen nga të gjithë faktorët politikë në vend”, tha Derkoski në intervistë për TV24, i cili konsideron se Gjykata Kushtetuese duhet të përfshihet në tejkalimin e zbrazëtirës ligjore në lidhje me vendimin për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare, në fakt ta rishqyrton vendimin e kryetarit të Kuvendit për ditën e zgjedhjeve dhe si ta ndryshojë atë vendim me një datë tjetër.

Kushti për të pasur zgjedhje, theksoi ai, është të përcaktohet dita e zgjedhjeve, ndërsa KSHZ-ja nuk është kompetente për të përcaktuar ditën e zgjedhjeve.

Derkoski, siç tha, nga pozicioni i kryetarit të KSHZ-së, u përmbajt të përgjigjet në pyetjen nëse Kuvendi duhet të konvokohet përsëri.

Në lidhje me çështjen e përcaktimit të ditës së zgjedhjeve dhe nëse KSHZ-ja do të paraqesë nismën e saj deri tek Gjykata Kushtetuese, ai tha se deri tani ka disa nisma dhe se ata do të presin të shohin se çfarë do të ndodhë këto ditë, por ai beson se presidenti është venti ku duhet të merren vendimet.

Ai theksoi se në ditën e votimit, ndoshta një milion qytetarë do të dalin nga shtëpitë e tyre për të dhënë votat e tyre, të cilët duhet të ndjehen të sigurtë, dhe duhet të merret parasysh se rreth 35.000 njerëz janë të angazhuar në tërë procesin zgjedhor.

“Ne duhet të mendojmë shumë seriozisht se si do të zhvillohen këto procese”, tha Derkoski, i cili thotë se duhen 50 deri në 60 ditë për të organizuar zgjedhjet nga dita e shpalljes së tyre.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!