Statistikat tregojnë se numri i të infektuarve me koronavirus në Zvicër çdo ditë po bie.
Numri i rasteve të reja me virusin korona po bie, shkruajnë mediat zvicerane.
Edhe worldometers.info, raporton se në 24 orët e fundit, janë paraqitur vetëm 167 raste të reja, shkruan albinfo.ch.
Kjo tregon se numri me raste të reja, po bie çdo ditë e më shumë. Kjo ka bërë që të fillojë edhe faza e hapjes së disa lokaleve, që do të ndodhë nesër, më 27 prill.
Ndërkohë, tetë vdekje janë raportuar për 24 orë në Zvicër, si pasojë e koronavirusit.
Sipas, worldometers.info, numri total me koronavirus në Zvicër është 29061 dhe 1607 të vdekur. Mediat zvicerane raportojnë se numri i të vdekurve është më i vogël.
21300 persona janë shëruar në Zvicër, që është një shifër shumë e lartë.