Kryemyftiu i Arabisë Saudite, Abdulaziz Al ash-Sheikh, njoftoi se namazet e teravisë dhe ai i bajramit do të falen në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton AA.
Duke folur mbi rregullat gjatë muajit të Ramazanit për shkak të virusit, myftiu Sheikh tha se namazet e teravisë do të falen në shtëpi dhe në rast të vazhdimit të masave deri në fund të muajit, edhe ai i bajramit do falet nëpër shtëpi, raportoi agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA.