Të nderuar qytetare
Të nderuara mediume.
Edhe përkundër kufizimive fizike te cilat i imponon situata aktuale shëndetsore-ekonomike me Kovid19 në vendin tonë, Lëvizja BESA -dega Strugë arriti ti tejkalojë ato pengesa, dhe të realizojë takimin e saj të radhës online.
Ne kete takim, ne prezencë edhe të kryetarit z.Bilall Kasami, dhe sekretarit të pergjithshëm z.Arjanit Hoxha, u diskutuan shume çëshjte me të cilat preokupohet popullata jonë në pergjithësi në këto momente të vështira.
Gjatë takimit u inicuan poashtu edhe shume ide, me te cilat do kishim mundesinë si subjekt politik, por dhe si individë tu qëndrojmë sa më afër familjeve në nevoje, dhe bizneseve me qëllim qe kjo situate e rënduar të mund të tejkalohet sa më lehtë të jete e mundur.
Lëvizja BESA do vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv edhe në të ardhmen në propozimin e masave të nevojshme si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal.
#Qëndro_në_shtëpi
#Sëbashku_do_ia_dalim
Lëvizja BESA-Strugë
13.04.2020