Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSalim Sulejmani: Virusët e vegjël pa dinjitet që shpifin dhe sulmojnë BFI-në

Salim Sulejmani: Virusët e vegjël pa dinjitet që shpifin dhe sulmojnë BFI-në

Salim Sulejmani-Myfti i Strugës

Koronavirusi dhe virusët e vegjël pa dinjitet
Njeriu si krijesa më e dashur e Zotit shpesh në këtë jetë gjendet përballë sfidave dhe sprovave të ndryshme. Sot njeriu gjendet përballë një sprove të madhe që ka kapluar çdo vend në rruzullin tokësorë. Atij i duhet të përballet dhe dal fitimtarë përballë Virusit Korona i cili është sprova më e madhe e çdo vendi dhe çdo populli sot. Kësaj nuk i shpëtoi as vendi dhe muslimanët e këtij vendi. Kur shteti ynë mori masa të ndryshme për t’u përballur me këtë pandemi, Institucioni më i lartë fetarë në RMV, Bashkësia fetare Islame Haxhi Reisi Sulejman ef Rexhepi bashkë me Myftinjtë ishte nga të parat që mori masat dhe bëri thirrje që njerëzit të respektojnë rekomandimet institucioneve dhe të ruajnë veten dhe të tjerët. Këto vendime nuk ishin të lehta sepse për muslimanët të largohesh nga xhamia, të mos shkosh të falish xhumanë dhe të ndahesh nga xhemati është shumë pikëlluese. Përveç kësaj Bashkësia Islame në RMV me mundësitë e saja u solidarizua me spitalet e qyteteve të ndryshme duke u dhuruar maska mjekësore. Të gjitha këto masa dhe vendime u morën duke pasur për bazë Kuranin Fisnik i cili na mëson se të shpëtosh një jetë njeriu është sikur të shpëtosh gjithë njerëzimin. Të gjitha këto vendime dhe masa kanë edhe koston e tyre ekonomike. Institucionet shtetërore marrin masa edhe në këtë aspekt që sadopak të zbusin krizën ekonomike gjatë luftës me këtë pandemi. Është shumë e drejtë që edhe Bashkësia Islame që pas ndalimit të aktiviteteve të saja të kërkoj të përfshihet dhe të ndihmohet nga shteti për të kaluar këtë krizë që njerëzimin e ka vendosur përballë një sprove të madhe . Është e dhimbshme të shohësh se në këtë kohë të kësaj pandemie dalin virus të vegjël dhe njerëz pa dinjitet që sulmojnë gjithmonë Bashkësinë Islame dhe kryetarin e saj. Ai njeri nuk është hera e parë që sulmon Institucionin fetarë të muslimanëve. Si duket ai edhe pse është deputet dhe nënkryetarë i partisë në pushtet, nuk merret me punën e tij për ta përmirësuar jetën e qytetarëve po shpif dhe sulmon Bashkësinë Islame. Sikur nuk di gjë tjetër dhe sikur te këtë vetëm këtë vazife.
Por, nuk ka vend për pesimizëm, njerëzimi do ta fitoj këtë sprovë, do ta fitojnë edhe qytetarët e këtij vendi. Jemi në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, muaj ku Allahu i Madhërishëm lëshon mëshirën e madhe të Tij mbi njerëzimin. Kjo pandemi do të ngel vetëm një nga sprovat me të cilat Allahu i Madhërishëm na fton t’i kthehemi Atij dhe të fitojmë mëshirën e madhe që ka garantuar për durimtarët. Ndërsa deputeti në fjalë edhe më tej do të ngel vetëm një virus që sulmon kohë pas kohe Bashkësinë Islame dhe kryetarin e saj. Shpifjet dhe sulmet e këtij virusi nuk do t’i bëjnë dëm institucionit të lartë fetarë por vet ai do të turpërohet siç ka ndodhur gjithmonë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!