Numri i viktimave nga koronavirusi në Zvicër arriti në 620, sipas të dhënavë statistikore të vendit, shkruan “swissinfo.ch”.
Ndërkohë, janë regjistruar 20 278 raste me COVID-19.
Në vend është krijuar një situatë e jashtëzakonshme, duke rezultuar në ndalimin e të gjitha ngjarjeve private dhe publike, mbylljen e bareve, restoranteve, sporteve, hapësirave kulturore dhe shkollave.
Vetëm bizneset që ofrojnë mallra thelbësorë qëndrojnë të hapura.
Masat do të jenë në fuqi deri më 19 prill.