Përparim Dauti
Të nderuar dhe shumë të respektuar Doktor. Sidomos ju doktor të nderuar me funksione të larta shtetërore si të Deputetit, Kryetar komune, Drejtor në ndërmarrje publike, Agjencione të ndryshme shtetërore. Në këtë kohe të Pandemisë botërore kisha nje lutje miqësore dhe njerëzore ndaj jush, zhveshni petkat me kollare dhe vishni mantelat e profesionit tuaj ju lutem, pasi që edhe ashtu keni bërë betimin e Hipokratit, dilni dhe ndihmoni popullin tuaj me angazhime të drejtpërdrejta nëper spitale, nëper rruge dhe markete, me këshilla ,udhëzime dhe sensibilizim te popullit me masat mbrojtese dhe preventive kunder Corona virusit. Ndoshta sot jeni ne funksione te larta por ndihma juaj do ishte shumë e nevojshme dhe e mirëpritur , solidare dhe moralizuese ndaj “kolegeve” tuaj mjek te cilët keto ditë apo javë bejne te pamunduren…. Kanë sakrifikuar çdo gjë disa edhe jetën e tyre qe te jeni në gadishmëri për qytetaret dhe te infektuarit në 24/7, por ju …. Ju lutem ne kete kohë lereni politiken, hiqni dore te pakten një muaj kontriboni se edhe realisht ju me profesion jeni mjek, elektorati ka nevojë për ndihmën tuaj, hiqni dorë per një muaj nga rroga juaj e majme te paktën gjysmen e saj per votuesit se e kerkon nevoja më tepër se kurrë në këto momente. Dëshmoni se më të vërtete e meritoni titullin “përfaqësues të elektoratit” dhe se jeni të sinqert ne angazhimin tuaj publik për te mirën e popullit. Prandaj filloni me hapa konkret me vepra lereni angazhimin virtual në rrjete sociale dhe qëndroni ne krah te popullit. Ju faleminderit …