Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionRajmonda Mamudi: Per Jeton Shaqirin dhe BDI-ne Struge

Rajmonda Mamudi: Per Jeton Shaqirin dhe BDI-ne Struge

Shkrim i Këshilltares së Aleancës për Shqiptarët, Rajmonda Mamudi

Për Jeton Shaqirin dhe BDI-në e Strugës

Të përgëzoj për punën që bëni, dhe ndihmoni familjet në nevojë, por keni harruar të theksoni se janë paratë e popullit, ato që shfrytëzuat për ti blerë ato ushqime.
Jeton, bën mirë ta lësh politikën në këtë kohë lufte për ekzistencë, kohë të frikës, dhimbjes, mallit dhe shqetësimit për të afërmit që i kemi pranë e më shumë për ata që i kemi larg e nuk i shohim në çfarë gjendje janë. Shqetësohemi për ata që i kemi në Europë, ata që i kemi përtej oqeanit, për vëllezërit dhe motrat tona, që ikën për të siguruar bukën e gojës. Shqetësohem për vellaun tim, ai s’ka pas fatin tënd.
Unë sot, shqetësohem pse Komuna e Strugës nuk i siguron aparate të cilat prodhojnë oksigjen Spitalit të Strugës, pse s’kemi Repart Infektologjie, pse Spitali i Strugës është katandisur në atë gjendje e nuk i ngjan një spitali?

Pse ata mjekë të mrekullueshëm që i kemi, duhet të punojnë në kushte mizerie për shkak të një sistemi të korruptuar e shkatërruar? Pse Ministria rajonale për punë sociale nuk kujdeset për nevojtarët, pse shkollat nuk kanë platformë ku do ishte i integruar mësimi online?

Pse fshatit Labunisht, nuk i dërgohen produktet e domosdosshme për konsum, pse . . .?

E di çfarë do shkruani te portali juaj, por ju paraprij me përgjigjen. Unë ndaj shqetësimin me natyrën, liqenin, malet, gurët e kësaj toke, që s’po na durojnë dot më.

Jeton, bën mirë ta lësh politikën, se në këtë kohë të pa kohë, nuk shqetësohet njeri për të.

Mos u shqetëso, do të bëjmë DEPUTET, nëse mbesim gjallë!

E unë e ulur në breg të liqenit me lot në sy, do mendohem ku do shkoj pas kësaj, në Zvicër tek motra dhe vëllau, në Gjermani me vëllaun e vogël dhe nxënësit e mi, apo përtej oqeanit, në Alaskë mos e lë vetëm atë që si emri pati fatin e lumit.

Kurse BDI-ja jote, ti kerkojë falje popullit për të gjitha dëmet që ia ka shkaktuar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!