Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiBESA e Strugës: Komuna e Strugës e përdorë "humanizmin" për fushatë politike

BESA e Strugës: Komuna e Strugës e përdorë “humanizmin” për fushatë politike

Të nderuar qytetarë
Të nderuara mediume.

Duke e patur parasysh situatën e rënduar ekonomike , si pasojë e krizës të shkaktuar nga virusi Kovid19, në nivel botëror, pjesë e kësaj krize për fat të keq është edhe shteti ynë , rrjedhimisht edhe komuna jonë dhe banorët e saj.
Nevojat e qytetarëve janë të shumta ,të ç’do natyre dhe nga dita në ditë, si rriten numri i masave restriktive nga ana e qeverisë, ashtu edhe shtohen problemet e qytetarëve të cilët kerkojnë ndihmë dhe zgjidhje të menjëhershme.
Lëvizja BESA ka luajtur rol aktiv në propozimin e masave të cilat do të zbusnin sadopak problemet e paraqitura në jetën e perditshme të qytetarëve dhe bizneseve , dhe do vazhdojë ta bëjë atë edhe në ditët në vazhdim, derisa Koronakriza të hyjë nën kontroll , dhe perfundimisht të mbyllet si rrezik i cili i kanoset jetës së qyterarëve.
Nga ana tjeter, përshëndesim ç’do nismë humanitare e cila është në drejtim të zbutjes së efekteve negative të kësaj krize, nga të gjithë pjesëmarësit në jetën shoqërore.
Na gëzon fakti se përfundimisht edhe komuna e Strugës filloi me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet e rrezikuara , edhe pse e vonuar, ne e përshëndesim dhe e përkrahim si të tillë.
Mirepo nga ana tjetër e shohim shumë ploblematike dhe jokorrekte tendencën për ta kthyer në fushatë politike parazgjedhore këtë aksion humanitar, të cilin e ka obligim komuna e Strugës ta bëjë në këto kushte krize.
Është e papranueshme që e gjithë kjo të përdoret për fushate politike, dhe besojmë se qytetari do ta refuzon një qasje të tillë.
-Propozimi ynë si Lëvizje BESA , ështe që të hapen pika të caktuara në disa vendbanime në komunën tonë dhe atje ti mundesohet çdo qytetari në nevojë të paraqitet dhe të terheq pakot ushqimore përkatëse, e gjithë kjo për të ruajtur anonimitetin dhe kredibilitetin e qytetarit në nevojë.

Edhe njëherë apelojmë që kjo krizë të tejkalohet sa më shpejtë dhe pa pasoja më të mëdha për jetën e njerëzve.

03.04.2020
Levizja BESA-Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!