Monday, May 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiVdes nga koronavirusi një nga kardiologët më të mirë në Itali dhe...

Vdes nga koronavirusi një nga kardiologët më të mirë në Itali dhe botë

Italia dhe e gjithë shëndetësia botërore humbi mëngjesin e kësaj të premteje, një nga emrat më të njohur dhe më të mirë të fushës së mjekësisë kardiovaskulare.

Prof.dr. Maurizio Galderisi vdiq mëngjesin e sotëm në spitalin e Cotugnos në Napoli për shkak se ishte prekur nga koronavirusi. Profesori i famshëm i mjekësisë italiane dhe asaj botërore ishte intubuar prej ditësh për shkak të përkeqësimit të situatës.

Përveçse i specializuar në mjekësinë interne dhe kardiovaskulare për të cilën jepte mësim prej vitesh në Universitetin e Napolit, profesor Galderisi mbante edhe postin e zv.presidentit të shoqatës europiane të imazheve kardiovaskulare.

Shoqata italiane e kardiologjisë në një reagim tha se mjekësia e këtij vendi dhe fusha e kardiologjisë në të gjithë botën humbi një nga emrat më të mirë të dy dekadave të fundit i cili shërbeu si inovator për përmirësimin dhe avancimin e teknikave për ndërhyrjet në fushën e kardiologjisë. COVID 19 është treguar i pamëshirshëm me mjekët në Itali pasi deri të premten pasdite regjistroheshin 46 bluza të bardha të vdekura.
l.h/ dita

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments