Nëntë pacientë u shëruan dhe u liruan për trajtim në shtëpi,informon Struga Ekspres.
Janë 26 raste të reja të KOVID-19 që u konfirmuan sot: Dibër 1, Shkup 19, Kumanovë 3, Prilep 1, Tetovë 1, Kriva Palanka 1;
Numri i përgjithshëm i njerëzve të diagnostikuar deri më tani është 285 dhe një pacient i vdekur 79 vjeçar nga Dibra.
8 pacientë të rinj u pranuan në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spital është 47. Tre pacientë u vendosën në ventilim mekanik të moshës 50, 63 dhe 67 vjeç.(Struga Ekspres)