Sunday, May 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaBilanc tragjik edhe Spanja, 838 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve

Bilanc tragjik edhe Spanja, 838 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve

Ashtu si Italia, edhe Spanja po përballet me një situatë alarmante si pasojë e përhapjes së COVID-19.

Brenda 24 orëve në vend janë regjistruar 838 viktima duke e çuar numrin total në 6,528 persona.

Vetëm brenda 1 jave janë raportuar 4,808 viktima.

Në përditësimin e sotëm nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë, në të gjithë vendin janë 78,799 të infektuar.

5 mijë prej tyre janë në kujdes intensiv ndërsa mbi 14,700 janë kuruar.

Në 24 orë janë regjistruar mbi 6 mijë persona të infektuar.

Kryeministri Pedro Sanchez ka marrë masa drastike për luftën kundër koronavirusit.

Të vetmit persona që do të shkojnë në punë janë të gjithë ata që kanë një kontakt të drejtpërdrejtë me popullsinë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments