Presidenti aktual amerikan Donald Trump duket se është rritur ndjeshëm në sondazhe ndaj sfiduesit të tij Joe Biden në garën presidenciale, sipas sondazhit të ri që u lansua gjatë ditë së sotme.
Sondazhi i organizuar nga “Washington Post” dhe “ABC News” parasheh se ish zëvendës-presidenti Biden është në epërsi për dy për qind ndaj Donald Trumpit. Rezultati i sondazhit ishte 49 për qind për Biden dhe 47 për qind për z.Trump.
I njëjti sondazh në muajin shkurt e kishte vendosur Bidenin në epërsi prej 7 për qind.
Mes krizës së koronavirusit, respondentët preferuan Trumpin sa i përket ekonomisë ndërsa Bidenin sa i përket sistemit shëndetësor.
Në raportimin e saj për sondazhin, Washington Post tha që “ajo testoi thjesht ndjesinë kombëtare, që mund të përkthehet në votë popullore, dhe jo në garën shtet-më-shtet për të fituar shumicën në kolegjin elektoral”.