Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se personat me sëmundje të caktuara kronike janë me rrezik më të madh nga komplikimet tipike për koronavirusin.
“U bëj apel atyre të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe t’i ndjekin në mënyrë të vazhdueshme të gjitha rekomandimet për mbrojtje nga virusi”, thotë ministri i Shëndetësisë.
Personat me sëmundje respiratore, me sëmundje kardiovaskulare, diabet, sëmundje malinje janë pjesë e grupit të rrezikuar.