Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiPër vdekjen e 66 vjeçares do të shkarkohet drejtoresha e Spitalit të...

Për vdekjen e 66 vjeçares do të shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Ohrit dhe do mbajë përgjegjësi

Ministri i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi sot edhe për 2 viktima, bëhet fjalë për një person të shtyrë në moshë, 91 vjeçar dhe një pacient i moshës 31 vjeçe.

“Në klinikë për sëmundje infektive, ndërruan jetë dy persona, një pacient 91 vjeçar dhe një 31 vjeçar. Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është 16, derisa në total numri shkon në 257”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Ndërkohë sa i përket pacientes nga Struga e cila ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme, Filipçe paralajmëroi përgjegjësi. Fillimisht do të shkarkohet drejtoresha e spitalit, e më pas do të vazhdojnë edhe procedurat tjera.

Ministri Filipçe njoftoi edhe për hapjen edhe të dy punkteve të reja për testim nga koronavirusi. Në Çair punkti me punë do të filloj nga nesër derisa në Mlin Ballkan, pritet të filloj gjatë javës.

“Numri i të infektuarve po rritet në mënyrë lineare. Në jemi në luftë me Covid-19. Fatkeqësisht numri i të infektuarve po rritet në botë, por rritet edhe tek ne. Do të rritet edhe numri i personave që ndërrojnë jetë. Sot ndërroi jetë edhe një person i moshës së re, që nënkupton se ndaj këtij virusi nuk janë imunë as personat e moshës së re”, tha Filipçe.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!