Ministria e Punëve të Jashtme informoi se në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për sot dhe nesër organizoi fluturime çarter për kthimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në vend.
“Nga Sllovenia është bërë riatdhesim të 126 personave, të cilët kanë mbërritur në aeroportin e Shkupit dhe dërgohen në karantinë shtetërore të detyrueshme. Në orët e pasdites do të kthehen qytetarë tanë nga Munihi, ndërsa për nesër janë paraparë dy fluturime nga Berlini dhe Këlni/Bon”, kumtuan nga MPJ-ja.