Donika Bajrami, 67 vjeçe, jeton e vetme, pa ndihmë ekonomike dhe pa pension. Me lot në sy e moshuara kërkon vetëm: “bukë për të ngrënë dhe sapun për tu larë”.
“Jam e vetme pa asistencë. Më thonë ke televizor, nuk të japim asistencë. Çfarë po bën shteti për mua. Jam e sëmurë me diabet, ku të vete?! Të vetëhelmohem” tha ajo per Tv Oranews.
E tronditur psikologjikisht e moshuara nuk sheh asnjë dritë shpresë si do të vejë jeta e saj, dhe vetëm qan
Si ia bën për tu ushqyer?
Nëna nuk i mban dot lotët dhe vetëm qan: Kam një gjitone lart. Më ka sjellë pjatën me gjellë, më ka blerë simiten dhe I them faleminderit shumë. Motra më ka sjellë një pjatë.
“Por nuk di si do vejë puna me mua. Kërkoj ndihmë bukën e gojës. Me çfarë t’i laj duart? Me çfarë t’i laj? Po ha bukën e mykur të shikojeni”
E moshuara është nënë e dy fëmijëve, një djali e një vajze, që thotë se i jetojnë larg dhe kanë familjet e tyre.
Vetë jeton në banesën me qera të cilën e paguan nga lekët që i falin. Gazetarja e Ora News, Sonila Musaj ishte në banesën e saj në lagjen “Kombinat” në Tiranë.
Prej ditesh Shqiperia si e gjithe bota është përfshirë nga pandemia e koronavirusit që tek ne ka shkaktuar deri tani 197 te prekur dhe 10 viktima. Qeveria ka marrë masa shtrënguese të kufizimit të lëvizjes dhe ndalimin e daljes së pensionistëve. Gjithashtu ka nisur shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë. Shpresojmë që një pako me ndihma t’i dërgohet dhe kësaj si dhe t’i gjendet një zgjidhje për këto ditë të vështira.