Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniOra policore sot në Maqedoninë e Veriut nga ora 16.00 – 05.00

Ora policore sot në Maqedoninë e Veriut nga ora 16.00 – 05.00

Ndalesa për lëvizje në tërë territorin e shtetit sot dhe nesër do të fillojë në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00, sipas vendimit të Qeverisë për ndalesë të lëvizjes gjatë uikendeve.

Të gjitha institucionet dhe kompanitë private që punojnë gjatë uikendeve, duhet të përshtaten në kufizimet e reja për lëvizje dhe ta përfundojnë procesin e punës më së voni deri në orën 15:00.

Repartet prodhuese dhe fabrikat e vazhdojnë prodhimtarinë e tyre të organizuar në turne. Sipas konkluzionit të Shtabit koordinues kryesor të krizave punëtorët gjatë ndalesës së lëvizjes do të mund të shkojnë në vendet e tyre të punës vetëm me leje të veçanta për kryerje të ndërrimit ose natën. Të gjitha ndalesat e sjella paraprake dhe kufizimet, mbesin në fuqi.

Vendimin Qeveria e solli në seancën e saj të 28-të, të mbajtur më 25 mars, për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments