Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedonia e Veriut nga sot është zyrtarisht anëtare e NATO-s

Maqedonia e Veriut nga sot është zyrtarisht anëtare e NATO-s

Maqedonia e Veriut sot zyrtarisht u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Presidenti Stevo Pendarovski thotë se pavarësisht anëtarësimit në kohë pandemie, vendi duhet t’i gëzohet realizimit të qëllimit strategjik.

Edhe përskaj periudhës së vështirë që po e kalojmë, nuk mund të gëzohemi dhe manifestojmë siç duhet, sërish duhet të gëzohemi se bëhet fjalë për ngjarje historike të cilën arritëm ta realizojmë dhe që do ta na garantojnë siguri më të madhe- deklaroi Stevo Pendarovski, President.

Kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së miratuan vendimin për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por pa datë konkrete. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev nuk pret pengesë nga ana e Bullgarisë gjatë përcaktimit të kornizës së bisedimeve, duke shtuar se data konkrete për fillimin e bisedimeve varet edhe nga zhvillimet mbi pandeminë e virusit Korona.

Shteti jonë as nuk dëshiron dhe as nuk guxon t’i shmanget përgjegjësive që i kemi me Bullgarinë, respektivisht periudhat historike të cilat duhet të na afrojnë dhe miqësojnë. Duhet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Ne duhet të mbajmë llogari për anën bullgare, ata të mbajnë llogari për anën maqedonase. Në draft versionin e publikuar në muajin shkurt, si datë për mbledhje të përbashkët qeveritare përmendej qershori. Por tani askush nuk mund të thotë se në qershor, korrik, gusht apo shtator. Neve duhet të mbajmë zgjedhje dhe Evropa të na tregojë për datën e mbledhjes- deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Pas video samitit të mbajtur ditë më parë, eurokomisari Oliver Varhejli ka potencuar se “BE-ja do ta hartojë kornizën e bisedimeve derisa reformat duhet të vazhdojnë edhe në Maqedoni të Veriut edhe në Shqipëri”. Pas miratimit të vendimit, BE-ja ka aktivizuar edhe fondin solidar për dyja vendet me qëllim ballafaqimin e pandemisë.

Adrian Kerimi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!