Thursday, May 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriNë Shqipëri vetëm një personi nga familja do t’i lejohet dalja nga...

Në Shqipëri vetëm një personi nga familja do t’i lejohet dalja nga shtëpia

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i Shqipërisë,Edi Rama paralajmëron shtrëngimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ai tha se nga e hëna vetëm një personi nga familja do t’i lejohet dalja nga shtëpia për të bërë furnizimet e nevojshme me ushqime dhe kjo do të bëhet duke u regjistruar në një aplikacion që do të prezantohet. Rama theksoi se orari i lëvizjes do të vazhdojë të jetë nga ora 05:00 deri në 13:00.

“Gati aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar! Njësoj si javën e shkuar, nga ora 13.00 nesër deri të hënën 05.00 të gjithë në shtëpi dhe të gjithë qepenat mbyllur! Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes”, shkruan kryeministri në Facebook.

Për momentin në Shqipëri janë shënuar 8 viktima nga Covid-19, ndërsa nga gjithsej 174 persona të prekur, 31 janë shëruar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments