Një i punësuar në Klinikën e Kardiologjisë në Shkup është infektuar me koronavirus, sipas burimeve të emisionit 360 shkallë në Alsat. Bëhet fjalë për teknik, i cili është i punësuar në repartin e rëntgenit. I infektuari është paraqitur në punë edhe pse është dashur të vetizolohet.
Tekniku i rëntgenit është testuar ndërsa mëngjesin e sotëm ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Siç theksojnë burimet e njëjta, i gjithë personeli mjekësor i Klinikës së Kardiologjisë tani po i nënshtrohet testimit, ndërsa është dezinfektuar plotësisht salla ku ka punuar tekniku.